Formacioni zyrtar, Sylvinho zgjedh 11 luftëtarët kuqezinj

12 tetor 2023 | 19:07

Shqipëria luan një nga ndeshjet më vendimtare të eliminatoreve për Euro 2024 me kuqezinjtë që presin në Arenën Kombëtare, Çekinë.

Trajneri Sylvinho ka ndarë mendjen për formacionin titullar teksa Ismajlin e dëmtuar e zëvendëson Arlind Ajeti.

Sakaq, një fanellë titullari i është besuar edhe Taulant Seferit i cili do të pozicionohet në krahun e majtë të sulmit. Ndërkohë, nuk ndryshon pjesa tjetër e skuadrës me Berishën në portë, Gjimshitin, Hysajn dhe Mitajn në mbrojtje, Asllani, Ramadani dhe Bajrami në mesfushë si dhe Cikalleshi e Asani në sulm.

Formacioni i Shqipërisë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Revista serbe “NIN” ka vazhduar publikimin e dëshmive mbi veprimtarinë…