Formimi i institucioneve, Kryeziu: Nëse nuk ndërhyn Osmani, ndërhyn Administrata amerikane

01 maj 2025 | 14:50

Kadri Kryeziu, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka folur për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, dhe për mosformimin e Qeverisë.

Ai ka pohuar se nëse nuk ndërhynë presidentja Vjosa Osmani nëse për një periudhë nuk formohen institucionet e reja të vendit, atëherë ndërhyjnë forcat jashtme, respektivisht administrata amerikane.

“Presidentja është me kompetenca neutrale, pra karakteri i saj është karakteri i unitetit, në situata të caktuara ajo e ka për detyrë për t’i ndihmuar që të krijohen institucionet. Ajo duhet të jetë shumë aktive, ajo e ka dhënë betimin në parlament,  nëse jo atëherë ndërhyjnë forcat jashtme, respektivisht administrata amerikane. Kur nuk ndërhyn Osmani, Amerika ndërhyn”, ka thënë Kryeziu në “KlanKosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, u është përgjigjur zyrtarëve të…