Formimi i qeverisë dhe Plani i Rritjes me BE-në, në fokus të takimit Bislimi – Frangesh

05 shkurt 2026 | 15:33

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti të enjten në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh.

Sipas njoftimit të qeverisë, Frangesh në këtë takim ishte i shoqëruar nga ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj. “Së bashku diskutuan rreth zhvillimeve në vend dhe situatës në rajon”, thuhet në këtë njoftim.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Ai vuri në pah se “mbetet me rëndësi formimi sa më parë i qeverisë së re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, dhe votimi në Kuvend mes tjerash edhe i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian”.

Në përfundim të takimit, Bislimi falënderoi përfaqësuesin e posaçëm slloven për vizitën dhe bisedën, duke i uruar atij “qëndrim të frytshëm në Kosovë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superylli portugez, Cristiano Ronaldo është gati t’i japë fund grevës…