Formohet grupi punues i cili do të merret me kategorizimin e rrezikshmërisë në vendet e punës brenda institucioneve të ShSKUK-së

14 tetor 2025 | 14:52

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), është mbajtur mbledhja e 76-të, e Bordit Drejtues.

Mbledhjen e hapi kryesuesja, Tetore Olloni, e cila pasi lexoi rendin e ditës, u mundësoi anëtarëve të bordit të propozojnë tema të diskutimit, në të ndryshme.

Kryesuesja e Bordit, hapi në të ndryshme, diskutimin lidhur me Klinikën Emergjente, punën që bëhet, konsultimet dhe punën e specialistëve dhe specializantëve.

Anëtari i Bordit, Dren Boshnjaku, ka kërkuar informata lidhur me funksionalizimin e CT-së së re në Klinikën e Neurologjisë, ku mori përgjigje se kjo do të bëhet shumë shpejtë.

Përfaqësuesi i spitaleve të përgjithshme, hapi diskutimin rreth rrezikshmërisë në punë, e që i informua se ka nisur ky proces dhe pritet që komisioni ta kryejë punën e vet.
B

esa Alidemaj, përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë, njoftoi lidhur me aprovimin e dokumentit strategjik, përkatësisht aprovimin e Doracakut për Menaxhim të Cilësisë, i cili do të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Anëtarja Vjollca Kadolli-Halili, nga kujdesi parësor, diskutoi në shumicën e pikave të propozuara.

Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, gjatë raportimit, informoi për zhvillimet më të fundit në kuadër të institucioneve shëndetësore në ShSKUK.

Ai bëri me dije se nga e hëna do të nisë puna në Shërbimin/Laboratorin e Toksikologjisë, ku fillimisht do të analizohen nëntë mostra.

Po ashtu, janë marrë 4 mostrat për skriningun neonatal, që do të mundësojnë diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve te të porsalindurit dhe fillimin e skriningut neonatal.

Gjatë raportimit të tij, drejtori Azizi njoftoi gjithashtu se, nga vizita zyrtare në Luksemburg, të realizuar bashkë me drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë, është konfirmuar mbështetja e Qeverisë së Luksemburgut për investime në fushën e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë në Kosovë, që do të zbatohen gjatë katër viteve të ardhshme, përmes agjencisë zhvillimore Lux Development.

Ai njoftoi po ashtu se është funksionalizuar depoja e barnave në Spitalin e Pejës, e ndërtuar sipas standardeve moderne, ndërsa projekti i ngjashëm në Spitalin e Mitrovicës ka përfunduar dhe pritet kyçja nga KEDS për furnizim me energji elektrike, pas së cilës objekti do të vihet në funksion.

Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, theksoi se ka filluar shpërndarja e pajisjeve ndihmëse për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, ndërsa sipas kërkesës së komisionit përkatës, pritet të angazhohet një kompani e specializuar për realizimin profesional të këtij procesi.

Po ashtu, u bë me dije se është formuar një grup punues i përbërë nga ekspertë të mjekësisë së punës nga Gjakova, i cili do të kryejë vlerësimin dhe kategorizimin e rrezikshmërisë në vendet e punës brenda institucioneve të ShSKUK-së.

Në kuadër të mbledhjes, u prezantua raporti i punës për gjashtë mujorin e parë të vitit 2025, raporti i punës së Bordit Drejtues, si dhe raporti i Njësisë së Auditimit të Brendshëm, që trajton inicimin dhe zhvillimin e procesit të prokurimit të pajisjeve për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë nga ShSKUK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë marrë…