
Formula 1, Leclerc i Ferrarit fiton në garën e Australisë
10 prill 2022
| 18:54
Charles Leclerc, ka fituar “Çmimin e Madh të Australisë” në Formula 1. Pasi fitoi ditën e djeshme “pole position”, piloti i Ferrarit ia doli ta ruajë vendin e parë deri në fund në garën e sotme.
Në vendin e dytë u rendit Sergio Perez, ndërsa në vendin e 3-të u pozicionua Russel. Garë zhgënjyese për kampionin e botës, Max Verstappen që doli para kohe nga gara dhe nuk arriti ta mbyllte deri në fund.
7 herë kampioni i botës, Leëis Hamilton vazhdon të ketë probleme me Mercedezin e tij dhe garën e sotme e mbylli në vendin e 4-t duke mos arritur as në podium.