Fortuna Sheremeti: Rexhep Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kërkesa për 45 vjet burgim është dënim me jetë

13 shkurt 2026 | 12:34

Fortuna Sheremeti e cila është pjesë e ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit tha se klienti i saj duhet të shpallet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Megjithatë shtoi se kërkesa e Prokurorisë për 45 vjet burgim është dënim me jetë.

“Nuk ka prova që të mbishtesën fajësinë për asnjërën prej pikave të akuzës për z.Selimi. duhet të shpallet pafajësia dhe nuk mund të flitet për masë dënimi. Megjithatë, nëse trupi gjykues arrinë në masën e dënimit, mbrojtja do të flas për kërkesën e pazakonshme të Prokurorisë”, tha ajo. Ajo tha se Prokuroria ka kërkuar këtë lartësi të dënimit duke u thirrur në një rregull por që kjo kërkesë është e paprecedent. “Ajo kërkon 45 vite për secilin prej të akuzave duke u bazuar në rregullën 163 (4) dhe me një masë dënimi të përbashkët duk trajtuar totalitetin e pretenduar të sjelljes si një justifikim….Kërkesa e Prokurorisë është shproporcionale dhe e paprecedent në rrethana të kësaj çështje që nuk është provuar”, tha ajo.

Rrjedhimisht, ai tha se një dënim prej 45 vjet është dënim joproporcional dhe është dënim me jetë. “Një dënim 45 vjeçar është një dënim me jetë. Ky nuk është proporcional”, tha ajo. Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor. Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Janë dy dhurues gjaku, për Atdhe dhe për…