Foto e rrallë: Nënë Tereza në vitin 1982 në Pejë
21 korrik 2020
| 10:13
Nëna Terezë asnjëherë nuk e kishte mohuar identitetin e saj kombëtar, përkundër se veprimtarinë fetare e zhvilloi në Kalkuta të Indisë.
Madje Nëna Terezë kishte pasur edhe vizita në trojet shqiptare.
Një nga këto vizita është edhe ajo në Pejë, me 22 tetor të viti 1982.
Një fotografi nga arkivi, e postuar në rrjetin social Facebook që promovon fotografitë e vjetra të shqiptarëve.
“Nënë Tereza me Imzot Nikë Prelën, Don Lush Gjergjin, meshtarë dhe motra të Kosovës. Pejë, 22 tetor 1982”, thuhet në përshkrimin e fotografisë.




