FOTO | Haga mbushet me shqiptarë për drejtësi për UÇK-në

14 shtator 2025 | 14:34

Haga është mbushur plot me shqiptarë nga e gjithë bota, të bashkuar për një qëllim të qartë: drejtësi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas pesë vitesh paraburgim dhe një procesi të kontestuar, mbi 5 mijë pjesëmarrës u mblodhën afër parkut përballë Gjykatës Speciale.

“Po përballemi me një padrejtësi të pafalshme që po shkatërron jetën e atyre që sakrifikuan gjithçka për ne,” tha një nga folësit në tribunën e protestës. Brohorimat për UÇK-në dhe liderët e saj – Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin – mbushën atmosferën, ndërsa pankarta kundër NATO-s dhe aleatëve të përfshirë në proces u mbajtën lart.

Ish-Ambasadori i Holandës, Robert Bosch, në fjalimin e tij pranoi se kishte bërë presion ndaj Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale, edhe pse nuk e mbështeste personalisht idenë e saj. Ai kujtoi kontaktet me qeverinë e Thaçit dhe theksoi se procesi, përkundër pritshmërive, nuk kishte rezultuar si duhet, duke i dhënë një dimension të ri debateve mbi drejtësinë e këtij institucioni.

Protesta e sotme tregon solidaritetin e komunitetit shqiptar dhe angazhimin për të kërkuar drejtësi dhe njohje të sakrificës së UÇK-së.

Foto: NACIONALE

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Refik Hasani Sherif Haki SHERIFI, u lind më 19 shtator…