FOTO-LAJM | Macron në Davos “s’u ndahet” syzeve të diellit!
20 janar 2026
| 22:23
Presidenti Emmanuel Macron është shfaqur sërish me syze dielli, edhe gjatë fjalimit të tij në Davos, të mbajtur ditën e sotme.
Kujtojmë se Macron u shfaq disa ditë më parë me sy të skuqur dhe të fryrë gjatë fjalimit të tij para forcave të armatosura franceze, dhe që pas asaj dite është shfaqur duke mbajtur syze dielli.
“Kërkoj ndjesë për pamjen e shëmtuar të syrit tim. Sigurisht, është diçka krejtësisht e padëmshme” ka thënë Macron herën e parë që është shfaqur me syrin e skuqur.
Ndërkohë gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, argumentoi se tani është e qartë se bashkësia ndërkombëtare po hyn në një fazë “jostabiliteti dhe çekuilibri”, si në aspektin e sigurisë ashtu edhe nga një perspektivë ekonomike.




