
(Foto / Videoreportazh, nata e 68-t në Prishtinë) Fundjavë me qarkullim të dendur në orë policore
Qarkullim i dendur në orë policore është parë në natën e gjashtëdhjetë e tetë të masave kufizuese në luftën ndaj pandemisë Covid-19 në kryeqytet, raporton “Epoka e re”.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije të premten se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur pesë persona si pasojë e infeksionit me Covid-19.
Po ashtu, ky institut ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 117 persona dhe janë paraqitur 50 raste të reja me Covid.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 561 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 50 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14 496 raste nga 56 606 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1 150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 760”, ka njoftuar IKShPK-ja.
(Epoka e re)