(Foto/Videoreportazh, nata LII në Prishtinë) Deri në mesnatë qarkullim i lirë i veturave në kryeqytet

26 gusht 2020 | 23:49

Deri në mesnatë ka vazhduar qarkullimi i lirë i veturave, duke mos respektuar në këtë mënyrë masat kufizuese të vendosura nga Qeveria e Kosovës në luftën kundër virusit ‘Korona’, raporton “Epoka e re”.

Në Kosovë u konfirmuan të mërkurën edhe 157 raste të reja me Covid-19 dhe katër të vdekur nga ky virus.

Në 24 orët e fundit nga Covid-19 janë shëruar edhe 154 pacientë. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Kosovë arrin në 12,840.

Prej tyre, gjithsej 492 pacientë kanë humbur jetën dhe 8,942 janë shëruar. Aktive vazhdojnë të mbeten edhe 3,406 raste.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra fituese e Kupës së Kosovës në futboll, FC Prishtina…