(Foto / Videoreportazh, nata LIV në Prishtinë) Liberalizim i lëvizjes dhe shpejtësisë në orën policore

28 gusht 2020 | 23:19

Në natën e pesëdhjetë e katërt të masave kufizuese të vendosura nga Qeveria e Kosovës në luftën kundër virusit Korona, në kohën kur po raportojmë (23:10) në kryeqytet ka liberalizim të lëvizjes dhe shpejtësisë së veturave në orën policore, raporton “Epoka e re”.

Kosovës të premten i janë shtuar edhe 119 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 480 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve është regjistruar edhe një viktimë, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 499.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të premten janë regjistruar edhe 154 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,362.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës,…