(Foto / Videoreportazh, nata XXX në Prishtinë) Qarkullimi në Prishtinë nuk ndalohet para asnjë mase

04 gusht 2020 | 23:05

Nata e tridhjetë e masave parandaluese kundër përhapjes së virusit Korona po përcillet me reshje të shiut. Prishtina po dergjet nga virusi, por nuk po ndalet para asnjë mase. Është ora 23:00 dhe makinat gumëzhijnë sikur çdo gjë të ishte normale.

225 rast të reja me Covid-19 janë regjistruar të martën. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar në raporton 24 orësh se janë testuar gjithsej 477 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 225 raste pozitive, raporton “Epoka e re”.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 93 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7, komuna Shtime 6 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 9.274 raste nga 38.342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 269 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërsa lajm i mirë është se numri i të shëruarve të martën ishte 201 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.190 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.815.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pasi ka rezultuar pozitiv për…