(Foto / Videoreportazh, nata XXXII në Prishtinë) Pakkush e respekton kufizimin e qarkullimit në kryeqytet

06 gusht 2020 | 23:20

Përderisa numri i rasteve të reja me Covid-19 vazhdon të jetë i lartë në Kosovë, masat parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit nga Qeveria e Kosovës nuk respektohen.

Në natën e tridhjetë e dytë të masave parandaluese, në Prishtinë lëvizja e veturave ishte normale deri kur po raportojmë, pa dallim nga netët e tjera: pakkush e respekton kufizimin e qarkullimit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar në raportin 24 orësh se janë testuar gjithsej 475 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 196 raste pozitive, raporton “Epoka e re”.

Numri total i rasteve pozitive është 9.688 raste nga 39.278 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 300 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.908.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 45 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Kaçanik 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Klinë, Obiliq dhe Skenderaj”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjuha shqipe, gjuhë e cila ishte e panjohur deri para…