(Foto / Videoreportazh, nata XXXV në Prishtinë) Qarkullim normal i njerëzve dhe veturave në kryeqytet

09 gusht 2020 | 23:17

Në natën e tridhjetë e pestë të masave parandaluese kundër përhapjes së virusit Covid-19 nga Qeveria e Kosovës, në Prishtinë deri në orën 23:10 qarkullimi i njerëzve dhe veturave ka qenë normal. Në pika të caktuara në kryeqytet, policia formalisht ndalte ndonjë këmbësor.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të dielën se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 462 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 188 raste pozitive, raporton “Epoka e re”.

Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.976.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak punimeve të KOSTT-it dhe me kërkesë të kësaj…