
Fotografi nga lufta më e re në Evropë
Presidenti rus Vladimir Putin në orët e para të mëngjesit urdhëroi nisjen e operacionit ushtarak në Ukrainë. Mediet botërore njoftojnë për qindra persona të vrarë. Sulmi, që si cak kishte fillimisht bazat ushtarake, ka lënë pasoja të mëdha në orët e para të mëngjesit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë ani pse njoftoi se në shumë qytete të Ukrainës u dëgjuan shpërthime.
Shpërthimet e para u dëgjuan në qetësinë para agimit të kryeqytetit ukrainas të Kievit. “The Guardian” shkruan se forcat ruse qëlluan me raketa në disa qytete të Ukrainës dhe zbarkuan trupa në bregun jugor të saj të enjten.
Banorët në qytetet e Ukrainës duket se po ikin pas sulmit ushtarak rus.





U publikuan edhe video, ku shihen kolona të gjata të refugjatëve që po largohen nga vendi.