Fotografia e Thaçit në bodrumin e MPJD-së, Deliu: Heshtja e ministrisë flet shumë

12 mars 2026 | 14:01

“Nacionale” dje publikoi një pamje ku shihej portreti i ish-presidentit Hashim Thaçi, në një depo të mbushur me mbeturina, ambient i cili u tha se i përket Ministrisë së Jashtme dhe të Diasporës.

Për këtë, në emisionin “Kosova Today”, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se është më shumë sesa shpërfillje.

“Është më shumë se shpërfillje, sepse fundja emri i presidentit Hashim Thaçi nuk është emër i përveçëm, dhe se a mund t’i pëlqejë dikujt ose jo fare pak ka rëndësi. Sot po flasim për figurën partiak e politik që ka qenë pjesë e shtetndërtimit të Kosovës, pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë kryeministër dhe president së fundi”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, deputetja tha se heshtja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas saj, flet shumë.

Po ashtu, ajo ka thënë se asgjë nuk mund ta zbehë kontributin e Hashim Thaçit që ka dhënë për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA dhe CONMEBOL janë pranë një marrëveshjeje për organizimin e…