Fotoja e vajzës së Hamëz Jasharit vendoset në një baner me dy kandidatet e LV-së për deputete, reagojnë nga familja Jashari

22 janar 2021 | 16:52

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është vendosur një baner me fotografitë e dy kandidatëve për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqit dhe Saranda Bogujevcit. Bashkë me to është vendosur edhe fotoja e Besarta Jasharit.

Fotografia e Besarta Jasharit, vajzës së Hamëz Jasharit, e cila është e mbijetuara e masakrës në shtëpinë e saj në Prekaz, është vendosur në sheshin e Prishtinës. Për këtë ka reaguar vëllai i saj, Bekim Jashari, i cili thotë se fotografia i është vendosur në një baner me motive politike. Kjo, për të, është e papranueshme e jonjerëzore.

Për vendosjen e fotografisë së Jasharit, ka reaguar Bekim Jashari, për të cilin është joetike e jonjerëzore të keqpërdoret fotoja e motrës së tij për motive politike

Reagimi i plotë i Bekim Jasharit në “Facebook”:

Reagim

Sapo më njoftuan që në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, është vendosur një baner me motive politike, në të cilin është e vendosur edhe fotografia e motrës sime, Besarta Jashari.

Është e papranueshme, jo njerëzore dhe jo etike keqpërdorimi i personalitetit të motrës sime, Besartës, për qëllime të caktuara politike.

Një veprim i tillë, në këtë kohë para zgjedhore i bërë nga kushdoqoftë nuk i bënë nder historisë dhe të kaluarës sonë të lavdishme, as atyre që në emër të vlerave tona kombëtare tentojnë të përfitojnë politikisht.

Në lidhje me këtë kërkoj nga organet e rendit si dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të verifikojnë mirë rastin dhe të veprojnë sipas legjislacionit në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë…