
Fqinjët e Afganistanit u thonë “JO” planeve ushtarake të Trumpit për Bagramin
Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi rikthimin e bazës ushtarake të Bagramit në Afganistan, por kjo kërkesë është kundërshtuar fuqishëm nga fqinjët e Afganistanit dhe vetë talebanët.
Në një takim në Moskë më 7 tetor 2025, përfaqësues nga Rusia, India, Kina, Pakistan, Irani dhe vendet e tjera fqinje mbështetën kundërshtimin e krijimit të bazave ushtarake të huaja në Afganistan. Ata argumentuan se kjo nuk do të ndihmonte paqen dhe stabilitetin në rajon, shkruan Aljazeera.
Talebanët, që qeverisin Afganistanin që nga gushti 2021, thanë se nuk do t’ia dorëzojnë bazën askujt. Baza e Bagramit, ndërtuar nga Bashkimi Sovjetik dhe më pas përdorur nga forcat amerikane, mbetet një pikë strategjike për praninë ushtarake në rajon.
Ekspertët thonë se fuqitë rajonale e shohin Afganistanin si një përgjegjësi rajonale dhe nuk duan prani ushtarake të huaj. Ata gjithashtu shprehin shqetësim për ndikimin ushtarak amerikan në një zonë ku rivaliteti midis SHBA-së, Rusisë dhe Kinës është i lartë.
Kjo pozicionim i përbashkët i fqinjëve forcon pozitën e talebanëve dhe ua jep atyre më shumë legjitimitet rajonal, pavarësisht izolimit ndërkombëtar.