Franca, bindëse ndaj Australisë

22 nëntor 2022 | 22:10

Franca e nis me këmbën e mbarë aventurën në Kupën e Botës në Katar. Kampionët në fuqi treguan menjëherë forcën e tyre duke shkatërruar 4-1 Australinë.

Në fakt ndeshja nuk nisi aspak mirë për skuadrën e Deschamps. Australia do të befasonte “gjelat” në fillimin e ndeshjes. Në minutën e 9-të, australianët përfituan nga një përgjumje e mbrojtjes franceze duke shënuar me Goodwin.

Reagimi i Francës nuk do të vononte teksa në harkun e 5 minutave do të shënonte dy gola duke përmbysur gjithçka. Në të dyja rastet protagonist është Rabiot me gol në të parin dhe me asistim për Giroud në të dytin.

Në pjesën e dytë, Franca gjen dy gola të tjerë ndaj Australisë duke i dërguar shifrat tashmë në 4-1. Në minutën e 67-të, Kylian Mbappe realizon me një goditje të bukur me kokë pas një krosimi të ardhur nga krahu i djathtë nga Dembele.

Katër minuta më pas ndërkohë do të kishe kohë për një tjetër gol nga Giroud që bën gjithçka mirë me kokë pas një pasimi që mori nga Mbappe. Franca me këtë fitore merr kryesimin e Grupin D me 3 pikë, e ndjekur nga Danimarka dhe Tunizia me 1 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka deklaruar se politika e…