Franca e bën obligative bartjen e maskës edhe në vendin e punës

16 gusht 2020 | 17:53

Nga dita e martë punëtorët në Francë do të jenë të obliguar ta mbajnë maskën në vendin e punës.

Kështu bëri të ditur ministrja e Punës në Francë Elizabeth Borne.

Këtë njoftim ajo e bëri gjatë takimit që pati me punëdhënësit dhe Organizatën e Punëtorëve të Francës, shkruan BBC.

Ky vendim merret pasi vendi ka shënuar rritje të rasteve të reja me COVID-19, vetëm në 24 orët e fundit atje janë shënuar mbi 3 mijë e 300 raste të reja me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lewis Hamiltoni ka fituar Çmimin e Madh të Spanjës, me…