
Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
01 korrik 2025
| 08:36
Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të nxehtësisë ekstreme në zonë.
“Mbyllja u krye për të parandaluar mbinxehjen e lumit Garonne, nga i cili termocentrali merr ujë ftohës”, tha sot EDF-ja.
Për shkak të motit të mesit të verës, lumi Garonne pritej të arrinte një temperaturë prej 28 gradësh celsius.
EDF-ja nuk specifikoi se sa kohë do të mbetej impianti i mbyllur.
Vala e të nxehtit në Francë, me temperatura që arrijnë 40 gradë celsius, pritet të vazhdojë deri në mesjavë.