Franca ndalon duhanin në plazhe dhe parqe, nga shtatori gjoba për shkelësit e ligjit

20 gusht 2019 | 13:56

Në 52 parqe në Paris dhe në rreth 60 plazhe në Francë ndalohet pirja e duhanit.

Duke filluar nga shtatori, kush tymos një cigare në një nga 52 parqet do të gjobitet me 38 euro. Urdhri i ndëshkimit u nënshkrua më 1 gusht, ka deklaruar Penelope Komitas, nënkryetare e Parisit përgjegjëse për hapësirat e gjelbërta.

“Ne e kuptuam që kërkon pak më shumë kohë për të edukuar publikun, kështu që fillojmë me gjoba në shtator”, ka deklaruar ajo.

Në vitin 2012, qyteti i Nicës ishte i pari që vendosi një plazh pa duhan. Që atëherë, shumë komuna kanë miratuar  etiketën “plazh pa duhan”, krijuar nga Lidhja Kombëtare kundër kancerit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
CEZARE PAVEZE VITET Prej atij që kam qenë atëherë nuk…