Franca njofton një tjetër paketë sanksionesh kundër Rusisë

22 korrik 2025 | 12:08

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka nisur përgatitjet për një tjetër paketë sanksionesh të BE, kundër Rusisë.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barot tha se kjo paketë e re sanksionesh ka si qëllim, që të detyrojë presidentin rus Vladimir Putin që të pranojë armëpushimin në Ukrainë.

Gjithashtu sqaroi se bëhet fjalë për sanksione që janë marrë në nivelin e BE-së dhe jo konkretisht për Francën.

“Unë tashmë u kam kërkuar ekipeve të mia të përgatisin një paketë të re edhe më të ashpër kundër Rusisë, me qëllim të detyrojnë Putin të pranoj armëpushimin në Ukrainë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomati holandez, Pieter Faith, i cili ka punuar në Kosovë…