Franca pa Tchouamenin ndaj Irakut
Kombëtarja e Francës është vënë në alarm për gjendjen fizike të Aurélien Tchouamenit para ndeshjes së dytë në Kupën e Botës.
Mesfushori i Real Madridit nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës para përballjes me Irakun në Filadelfia. Edhe pse shkaku i problemeve të tij nuk është bërë zyrtarisht i ditur, mungesa në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes e bën të vështirë përfshirjen e tij në këtë takim, raportojnë mediat e huaja.
Trajneri Didier Deschamps është përpjekur të qetësojë situatën, duke minimizuar shqetësimet rreth gjendjes së mesfushorit francez.
Tchouameni luajti gjatë gjithë ndeshjes ndaj Senegalit në Nju Jork, ku, pas një fillimi të vështirë, u vlerësua pozitivisht për partneritetin me Adrien Rabiot në mesfushë.
Një pushim ndaj Irakut nuk do të ishte befasues për mesfushorin e Real Madridit, ndërsa Manu Koné i Romës pritet ta zëvendësojë atë në formacionin e Francës.



