Franca pa Thuramin ndaj Kroacisë
18 mars 2025
| 12:15
Franca do të përballet me Kroacinë pas disa ditësh, në kuadër të Ligës së Kombeve. “Gjelat”, nuk do të kenë në dispozicion sulmuesin e Interit, Marcus Thuram. Ky i fundit ka ndjerë dhimbje në kyçin e këmbës dhe u vendos që të largohet nga grumbullimi dhe të kthehet në Milano.
“Për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme në kyçin e këmbës së majtë, Marcus Thuram nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjet e planifikuara për të enjten, 20 mars, në Split kundër Kroacisë. Didier Deschamps ka vendosur ta vërë atë në dispozicion të ekipit të tij Përzgjedhësi do të mbështetet në një grup prej njëzet e tre lojtarësh”, thuhet në njoftimin e Federatës Franceze.



