Franca raporton mbi 12 mijë raste të reja me koronavirus

04 tetor 2020 | 21:12

Franca ka raportuar të dielën për 12.565 raste me koronavirus në 24 orët e fundit, shifër më e ulët për dallim nga një ditë më parë kur u regjistrua rekord ditor, shkruan agjencia Reuters.

Numri total i të infektuarve në Francë me koronavirus është rritur në 619.190. Ministria e Shëndetësisë së Francës të shtunën kishte raportuar për afro 17 mijë të infektuar të rinj.

Numri i të vdekurve ndërkohë është rritur për 32, duke çuar shifrën totale në 32.230.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universitet e Shqipërisë pritet të hapin dyert për të pritur…