Franca riatdheson 109 shqiptarë, ua refuzon azilin

24 korrik 2020 | 21:21

109 shtetas shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë, janë riatdhesuar pasditen e sotme (24 korrik).

Operacioni vullnetar i radhës u krye me charter nga qyteti i Lyonit.

Shqiptarëve iu ishte  refuzuar dhënia e azilit dhe për këtë arsye ata kanë kërkuar që të kthehen vullnetarisht.

Dy ditë më parë u riatdhesuan vullnetarisht nga Franca edhe 110 shtetas të tjerë të cilëve gjithashtu iu ishte refuzuar dhënia e azilit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
25.07.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit  Prishtinë 1.…