‘France Football’: Collina është gjyqtari më i mirë i të gjitha kohërave

17 dhjetor 2020 | 12:37

Pierluigi Collina është zgjedhur gjyqtari më i mirë i të gjitha kohërave nga “France Football”.

“Ai e ka shkruar historinë e futbollit. Kur është çështja te gjyqtarët, emri i parë që të bie ndër mend është i tij. Që nga debutimi i tij në vitin 1977, e deri te lamtumira e tij në vitin 2005, Collina e ka shkruar historinë e futbollit”, shkruan “France Football”. Collina ka ndarë drejtësinë në 240 ndeshje në Serie A gjatë karrierës së tij. Ai ishte gjyqtar kryesor edhe në finalen e Kupës së Botës në vitin 2002 midis Gjermanisë dhe Brazilit.

Gjithashtu është shpallur si gjyqtari më i mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit për Histori dhe Statistika nga viti 1998, deri më 2005.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Speciale në Hagë po mbahet seanca e radhës…