Frank Lampard rikthen Coventry City në Premier League pas 25 vitesh
18 prill 2026
| 13:17
Një sukses i jashtëzakonshëm për klubin anglez, i udhëhequr nga Frank Lampard, i cili ka bërë një transformim të madh brenda një sezoni.
Lampard e mori skuadrën në vendin e 17-të në Championship sezonin e kaluar dhe arriti ta dërgojë deri në zonën e play-off-it, duke siguruar më pas promovimin historik në Premier League.
Kjo është hera e parë pas 25 vitesh që Coventry City rikthehet në elitën e futbollit anglez, duke shënuar një moment historik për klubin dhe tifozët e tij.
Një arritje e madhe për Frank Lampard, i cili po merr vlerësime të larta për punën e tij dhe rikthimin e një klubi të madh në skenën më të madhe të futbollit anglez.



