Frankfurti dhe Rangers kualifikohen në finale Ligën e Evropës

05 maj 2022 | 23:05

Nuk ka finale gjermane në Europa League, pasi vetëm Eintracht Frankfurt ia ka dalë të kualifikohet pasi e mundi West Ham United edhe ndeshjen e dytë në Gjermani dhe rikthehet në një finale europiane pas 62 vitesh.

Gjermanët e shënuan golin e fitores që në minutën e 26-të me anë të Borre, ndërkohë që “Çekiçët” luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 16-të. Sikurse me Lyon, Creswell u ndëshkua me karton të kuq dhe e la skuadrën e tij me një lojtar më pak në shumicën e ndeshjes.

West Ham nuk ia doli të barazonte, ndërkohë që në minutën e 80-të edhe trajneri Moyes u largua me karton të kuq. Ekipi tjetër finalist i Europa League është Rangers, që eliminoi RB Leipzig, pasi e mposhti 3-1 dhe përmbysi humbjen 0-1 në Gjermani.

Skocezët e zhbllokuan ndeshjen me të zakonshmin Tavernier, në minutën e 19-të. Pas pesë minutash shënoi edhe Kamara dhe pjesa e parë përfundoi 2-0.  “Demat” u përgjigjën me Nkunku, por Rangers nuk fali dhe shënoi edhe golin e tretë me Lundstram dhe siguroi finalen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kimete Berisha 1. Kosova asnjëherë nuk ka qenë nën…