Frankfurti shkatërron Bayernin

09 dhjetor 2023 | 18:28

Eintracht Frankfurt i ka shkaktuar një humbje të thellë 5-1 Bayernit në duelin e vlefshëm për javën e 15-të në Bundesliga. “Shqiponjat” diktuan ritmin gjatë gjithë sfidën, ndërsa zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12’ me Marmoush.

Në minutën e 31-të Dina Ebimbe dyfishoi avantazhin, teksa vetëm pesë minuta më pas Larsson realizoi golin e tretë për ekipin e tij. Bavarezët tentuan të reagonin dhe ia dolën që të gjenin goli që rihapi ndeshjen me një super gol të Kimmich.

Megjithatë ashtu si në pjesën e parë edhe në fraksionin e dytë ritmi u diktua nga vendasit. Në minutën e 50-të Dina Ebimbe shënoi golin e katërt për skuadrën e tij, teksa 10 minuta më pas Knauff realizoi golin e pestë.

Në fund takimi u mbyll me rezultatin 5-1, me Frankfurt që renditet në vend të shtatë me 21 pikë, ndërkohë që Bayern në vend të dytë me 32 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edit Shkreli, profesoresha dhe avokatja shqiptare me një karrierë të…