Frika nga Barcelona, Bayern Munich i hap negociatat për ta ‘blinduar’ Harry Kane

02 mars 2026 | 16:09

Bayern Munich ka intensifikuar përpjekjet për të zgjatur kontratën e sulmuesit Harry Kane, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Pasi zgjidhi çështjen e marrëveshjes së re me mbrojtësin Dayot Upamecano, klubi bavarez po e konsideron vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin e Anglisë si një nga prioritetet kryesore.

Sipas informacioneve, drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë janë të interesuar ta mbajnë Kane si figurë kyçe në projektin sportiv. Palët tashmë janë në kontakt me synimin për të rënë dakord për kushtet financiare dhe personale të një kontrate të re të mundshme.

Sulmuesi anglez ka realizuar 45 gola në nivel klubesh këtë sezon. Për ta arritur këtë shifër, Kane ka zhvilluar vetëm 37 ndeshje.

Edhe Kane thuhet se është i hapur për ta vazhduar qëndrimin në Gjermani pavarësisht që pëlqehet nga Barcelona si dhe Manchester Unitedi.

Kane te Bayerni po e plotëson ëndrrën për të fituar trofe, ndërsa këtë edicion janë bindshëm favorit për Bundesliga, si dhe kanë për objektiv edhe Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylber Ramadani është optimist i madh sa i përket mbijetesës…