Fritz: Aston Villa e dëshiron Rashicën

15 shtator 2020 | 11:27

Ish-mbrojtësi anësor i Werder Bremenit, Clemens Fritz, aktualisht në rolin e drejtuesit te skuadra bardhjeshile, ka konfirmuar interesimin e Aston Villas për Milot Rashicën, për të cilin ka shumë kërkesa në merkato, por në drejtim të Werder Bremenit ende nuk ka mbërritur oferta e duhur.

“Mund ta konfirmoj që kemi qenë në kontakt me Aston Villën, por ende nuk ka asgjë konkrete. Ka disa kërkesa për të dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me menaxherin e tij”, u shpreh Fritz.

Për kartonin e 24-vjeçarit, gjermanët këmbëngulin te shifra e 20 milionë eurove, ndërsa sipas raportimeve të ndryshme, Aston Villa është e gatshme të shpenzojë deri në 18 milionë, shifër kjo që për momentin nuk përmbush kërkesat e Werderit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po aq e patëmetë sa partneri i saj, Georgina Rodriguez…