Fshati  i atdhedashurisë

03 gusht 2020 | 10:30

Pa e parë vetë nuk do ta besojnë sytë.

Është një pikturë e qëndisur me pemë zemrash dhe majoke ngjitur qiellit.

Kètë vend e quajtën Bjeshkas dhe Kushtrim për lashtësinë që ka të fshehur në rrënjët e Lisit të Gjakut tim.

Fshat i bukur mbi vetull mali, plis mbi kokë.
Nuse e malit perlë e stolisur qëndron.
Shtrinë pashitë në lindje të qytetit tim.

Fshat i banueshëm me frymë e fjalë.
Autokton nga koha Iiliro – Romake.

Çdo pëllëmbë i këtij vendi fle mbi një histori gjaku të kuq.
Fisi i këtij fshati tymon nga oxhaku i lashtësisë.

Mbi themelet e kishës katolike
Pueshtues  të mjerë, ndërtuan hijëza të ortodoksisë për  të fshehur të vërtetën dhe plisin e bardhë.

Në perëndim dielli të ramë nga halli,
burrat filluan ta krehin mustakun dhe mendjen urtake.
Në odë kuvendonin për hallin e gjakut.

Kreu i fisit zemër rënduar,
lëshoi një ofshamë.
I mbështetur në bërryl burri, me lëvizje koke nxori një zë kushtrimi duke thënë:
meqë jam plakë dhe djemtë i kam shumë të ri, s’mund të kërkoj tu jap çfarë duhet gëzuar.

I riu kishte dëgjuar fjalët e urtakut.
Në të zbardhur drita mbi Jezerc, në të parë serbët duke murosur diellin,
që të katërtit i la të shtrirë përtokë.

Kur kthyeu në shtëpi iu drejtua të atit: babë kishte djem, Jezerci
të katërtit i kam paluar për vdekje.
Për t’iu dhënë frikë dhe tmerr,
për të mbrojtur prag, komb dhe nder .

Si mijëra shqiptarë të devotshëm
masakruar në dritë dielli të zi.
Destanit djalit të fisit ia vunë prangat në burgun e Nishit .

Në këtë tokë me plis mbi kokë,
historitë u shkruan me gjak të vakët.
Në mes tyre ishte dhe një trim – mes burrash qe dhe gjyshi im ,
i vendit trim.

Te livadhet e kishës bukuri e rrallë.
Freski syrit i jep një pikturë e gjallë.
Dora e Zotit i krehu livadhet, mbi fusha vizatojë të bukurat sorkadhe.

01.08.2020
Valbona R.Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka…