“Fshesë” te Feronikeli, largohen 14 futbollistë

03 korrik 2026 | 11:21

Feronikeli ’74 ka nisur riorganizimin e skuadrës, duke zyrtarizuar largimin e 14 futbollistëve me marrëveshje të dyanshme.

Klubi nga Drenasi ka njoftuar se bashkëpunimi ka përfunduar me Arbios Thaqin, Arion Ymerin, Muhamed Llapashticën, Diellor Besenin, Endrit Kastratin, Samir Sadriun, Jon Qorrin, Bejtë Rexhepin, Adonis Qorrin, Arlind Krasniqin, Ardit Miftarin, Januz Miftarin, Abdeen Abdul dhe Mohamed Ibrahim Ngom.

Përmes një njoftimi zyrtar, Feronikeli ka falënderuar futbollistët për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e klubit.

“Në emër të gjithë klubit, ju falënderojmë sinqerisht për profesionalizmin, përkushtimin dhe respektin që keni treguar gjatë gjithë kohës sa ishit pjesë e jona”, është thënë në njoftimin e klubit.

Feronikeli ka vlerësuar kontributin e secilit lojtar dhe u ka uruar atyre shëndet, suksese dhe arritje në vazhdim të karrierës.

“Dyert e klubit tonë do të mbeten gjithmonë të hapura për secilin prej jush”, është thënë në njoftimin e Feronikelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së…