FSHF nxjerrë në shitje biletat fizike për Letoninë

25 gusht 2025 | 10:46

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka njoftuar se gjatë prej ditës së sotme do të dalin në shitje biletat fizike për ndeshjen kundër Letonisë.

Përballja Shqipëri – Letoni, luhet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe i takon kualifikimeve për Botërorin 2026.

FSHF ka shkruar se të gjithë “futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares kanë mundësi ti blejnë biletat edhe fizikisht për këtë ndeshje”.

Biletat mund të sigurohen në pikën e shitjes që ndodhet në stadiumin “Air Albania”, e cila do të jetë e hapur çdo ditë prej orës 10:00 deri në orën 18:00.

Këtë vendim, FSHF e ka marrë shkaku i kërkesave të vazhdueshme të tifozëve për bileta fizike dhe në të njëjtën kohë vazhdon edhe shitje online e biletave për këtë ndeshje.

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho pritet që gjatë kësaj jave ta bëjë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit shtator.

Katër ditë para duelit me Letoninë, Shqipëria do të luajë ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fekri Qufaj vjen nga Prilepi dhe prej 8 vitesh është…