Fshini fotot në “Instagram” dhe fitoni 60 mijë dollarë , plus 1 vit udhëtime falas

07 mars 2019 | 11:48

A jeni gati t`i fshini të gjithë postimet e tua në “Instagram” për të fituar një vit plot me udhëtime falas? Nëse po, je ende në kohë. Linja ajrore “JetBlue” ka shpallur një sfidë të re për të gjithë të fiksuarit pas “Instagramit”. Sfida konsiston në fshirjen e të gjithë fotografive në rrjetin social “Instagram”, dhe postimin e një foto që promovon linjën ajrore me hashtag-un e kompanisë, duke bërë kështu profilin publik.

Konkursi do të jetë i hapur deri në datë 8 mars dhe të gjithë janë të lirë të marrin pjesë. Fituesit do të marrin çmimin e madh prej 60 mijë dollarësh dhe do të kenë mundësi të bëjnë më shumë se 100 udhëtime falas në një vit. Kompania ajrore nuk thotë në mënyrë specifike se përse “Instagrami” duhet të jetë pa asnjë postim por sipas tyre qëllimi është: Jo më të fiksuar duke postuar në rrjetin social. /Opinion.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Pakistanit ka bërë me dije se ka marrë…