FSK-ja bëhet me polici ushtarake

19 maj 2022 | 12:48

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nga tani do të ketë policinë ushtarake, sipas Projektligjit të miratuar sot në Kuvend.

74 deputetë kanë votuar për këtë projektligj, ndërsa nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Para votimit të tij, kryetari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha, ka thënë se ky projektligj do të avancojë bazën ligjore për policinë ushtarake

“Miratimi i këtij projektligji do të mundësojë avancimin e bazës ligjore për policinë ushtarake, pasi aktualisht kjo çështje është e rregulluar vetëm me akte nënligjore”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten (nesër) do të mbahet grumbullimi i dytë i…