FSK-ja bënë homazhe në Kompleksin memorial në Prekaz
06 mars 2026
| 11:26
Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, sot oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovën dhe Ministrisë së Mbrojtjes, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri.
5, 6 e 7 Marsi i vitit 1998 na përkujton qëndresën heroike dhe flijimin e familjes Jashari, një ngjarje që shënoi kthesë historike në rrugëtimin e popullit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. Prekazi mbetet simbol i sakrificës, unitetit dhe vendosmërisë për liri.



