FSK-ja është shembull i ecjes së përbashkët me ShBA-në

09 mars 2021 | 13:11

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nisja e misionit paqeruajtës të FSK-së është ditë historike për Kosovën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se FSK-ja do të shërbejë krahas ushtrisë amerikane, për herë të parë në një mision të tillë.

“Një ditë historike për Kosovën, për Ushtrinë e saj, për paqen dhe sigurinë. FSK do të shërbejë krahas Ushtrisë Amerikane, për herë të parë në një mision të tillë, shumë larg territorit të Atdheut. Vendi ynë është rreshtuar me ushtritë e lirisë dhe të paqes e FSK është shembulli më i mirë i ecjes sonë të përbashkët me ShBA dhe NATO. Faleminderit për shërbimin tuaj. Zoti qoftë me ju”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi zviceran, Zurich e ka shfrytëzuar opsionin për ta blerë…