FSK-ja gati për realizimin e DV-Day të ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë”

28 tetor 2025 | 12:17

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka përcjell nga afër demonstrimet finale të përgatitura për DV-Day, ku me këtë rast Komanda e Forcës Tokësore ka brifuar për rrjedhën e ushtrimit.

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”.

Ky ushtrim vjen pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh intensive në kuadër të procesit të validimit të regjimentit.

Gjatë këtij ushtrimi po testohen aftësitë dhe kapacitetet luftarake të njësisë në nivel taktik, me qëllim që të vlerësohet gatishmëria operacionale dhe përmbushja e standardeve të kërkuara për validim.

Përmes ushtrimeve të tilla, FSK-ja vazhdon të demonstrojë përkushtimin ndaj ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale, në përputhje me standardet e forcave moderne të mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Milanit dhe trajneri Massimiliano Allegri kanë etiketuar tre…