FSK-ja gjen trupin e personit të zhdukur në liqenin e Batllavës në ditën e dytë të kërkimit

01 korrik 2026 | 13:44

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se ka gjetur trupin e një personi të zhdukur në ditën e dytë të kërkimit në liqenin e Batllavës.

“Pas dy ditë kërkimesh, ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur në liqenin e Batllavës”, është thënë në njoftimin e FSK-së.

FSK ka bërë me dije se i gjithë operacioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe strukturat komunale të Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa udhëheqësit e NATO-s po përgatiten për samitin në Turqi,…