FSK-ja mbështet policinë: Bashkëpunimi forcon kapacitetet ndërinstitucionale

25 korrik 2025 | 15:10

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar trajnimin Taktikat me Njësi të Vogla, që është realizuar nga instruktorët e FSK-së dhe me pjesëmarrjen e katër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, gjatë këtij trajnimi intensiv dhe sfidues, pjesëmarrësit janë trajnuar dhe përgatitur me shkathtësi profesionale në fushën e këmbësorisë, si në aspektin teorik, ashtu edhe praktik.

“Bashkëpunimi ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës forcon kapacitetet ndërinstitucionale në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorë të shteteve perëndimore, të akredituar në Kosovë, kanë marrë…