FSK-ja mësoi në kohë pandemie

31 maj 2020 | 11:24

Forca e Sigurisë së Kosovës ka qenë e angazhuar gjatë kohës së pandemisë në Kosovë. Gjenerallejtënant Rrahman Rama tregoi për vështirësinë që kanë pasur pjesëtarët e FSK-së gjatë kohës së pandemisë.

Shtatë pjesëtarë të FSK-së që kanë qenë të infektuar me virusin Covid-19, Rama tregoi se gjendja e tyre tani është e mirë dhe se kanë dalë negativë në testin e dytë.

“Kemi pasur shtatë raste pozitive me koronavirus. Gjendja e tyre është e mirë. Në testin e dytë kanë dalë negativë”, ka treguar Rama, i cili ka bërë me dije se “FSK-ja ka qenë e përfshirë në disa aksione që janë ndërmarrë gjatë kohës së pandemisë në Kosovë. Ndër to ka qenë edhe bartja e të riatdhesuarve nga aeroporti deri te karantina. Kemi çka të nxjerrim nga mësimet e mësuara. Ka qenë diçka e re për ne dhe gjithë botën. Ne kemi nivelin 2 të gatishmërisë. Kemi njësitë përkatëse dhe profesionale që kanë të bëjnë me këtë virus. Kemi rritur nivelin e masave. Kemi filluar jetën normale. Ka qenë një situatë e re. Kemi marrë masa që në të ardhmen të jemi të gatshëm t’i kryejmë obligimet tona. Nuk kemi pasur ndonjë gjë të jashtëzakonshme dhe e papërballueshme për pjesëtarët e FSK-së”, tha Rama për arbresh.info.

Në këtë intervistë Rrahman Rama flet edhe për gjendjen në të cilën ndodhet FSK-ja aktualisht dhe për investimet e reja në aspektin e armatimit në FSK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryengritja në Shtetet e Bashkuara ka arritur deri te pragu…