FSK-ja pajiset me sistemin reaktor antitank gjerman ‘Panzerfaust 3’, Kurti publikon pamje
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është pajisur me sistemin raketor antitank gjerman “Panzerfaust 3”, si pjesë e forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
“Sistemi raketor antitank gjerman ‘Panzerfaust 3’ pjesë e arsenalit mbrojtës së FSK-së”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.
Ai ka theksuar se kjo blerje është realizuar gjatë mandatit të tij qeverisës dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në modernizimin e mbrojtjes së Kosovës.
“Gjatë mandatit tonë, Ministria e Mbrojtjes, përveç të tjerash, ka realizuar edhe një blerje tjetër të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Sipas tij, “Panzerfaust 3” është një nga sistemet më të avancuara dhe më të besueshme të këtij lloji, i cili përdoret edhe nga ushtritë e vendeve të NATO-s.
Në fund, kryeministri në detyrë ka theksuar rëndësinë e investimeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Investimi në mbrojtje është investim për paqen, sovranitetin dhe integritetin e Republikës sonë”, ka përfunduar Kurti.



