FSK-ja, pjesë e aktivitetit mjekësor në Gjermani

25 korrik 2025 | 15:13

Një delegacion i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka qenë pjesë e një aktiviteti mjekësor në Bundeswehr të Gjermanisë.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë vizitës delegacioni ka pasur mundësinë të njihet nga afër me zhvillimin e kapaciteteve mjekësore, prezantime dhe demonstrime të trajtimeve mjekësore të ROL 1, ROL 2, ROL 3 dhe ROL 4.

“Me këtë rast zhvilluan takime me udhëheqës të lartë të sistemit mjekësor ushtarak gjerman dhe të NATO-s, ku u trajtuan tema që ishin në interes të FSK-së si: Zhvillimi i një koncepti të avancuar ROL-1 për FSK-në, validimi i kapaciteteve mjekësore të FSK-së në vitin 2026 në Kosovë, pjesëmarrja në ushtrimin shumëkombësh ‘VIGOROUS WARRIOR 2026’ në Estoni, zhvillimi i trajnimeve trajno-trajnerët në FSK, bashkëpunimi bilateral në projekte të ardhshme në fushën e mjekësisë ushtarake. U vizituan qendra trajnimi dhe mbështetjeje mjekësore në Kümmersbruck, Weiden dhe Grafenwöhr”.

“Kjo vizitë ri konfirmon përkushtimin e FSK-së, përkrahjen dhe mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë për zhvillimin e kapaciteteve moderne dhe ndërvepruese mjekësore në përputhje me standardet e NATO-s”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Forca e Sigurisë së Kosovës…