
FSK-ja pjesë e Ushtrimit Ndërkombëtar “Saber Junction 25”
04 shtator 2025
| 14:36
Me ftesën e ushtrisë Amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent i është bashkuar ushtrive partnere të ShBA-së, në ushtrimit fushor “Saber Junction 25” në Hohenfels të Republikës së Gjermanisë.
Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të ekipeve luftarake të Brigadës së Këmbësorisë dhe njësive tjera si pjesë e rotacionit për misionin e KFOR-it në Kosovë.
Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë me një Kompani të Këmbësorisë dhe një skuadër të Materieve të Rrezikshme (CBRN) me qëllim demonstrimin e profesionalizimit dhe ndërveprueshmërinë me vendet partnere.