FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar ushtarak në Gjermani

23 mars 2026 | 12:53

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i është bashkuar shteteve partnere në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026”, i cili është duke u realizuar në Gjermani.

Në këtë ushtrim, sipas njoftimit, FSK-ja me një skuadër transporti nga Komanda e Logjistikës është duke realizuar operacione të integruara në strukturat e ushtrisë gjermane.

Në njoftim është bërë me dije se ky ushtrim ka në fokus zhvillimin e kapaciteteve në fushën e transportit dhe mbështetjes logjistike në klasat I, III dhe V.

“FSK-ja po operon me automjetet e saj logjistike, duke qenë plotësisht e integruar në strukturat e ushtrisë gjermane. Përmes këtij ushtrimi, pjesëtarët e Komandës së Logjistikës po realizojnë me sukses detyra të mbështetjes në transport, duke dëshmuar profesionalizëm dhe ndërveprueshmëri në mjedis ndërkombëtar”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me…