FSK-ja, pjesëmarrëse në “Albanian Lion 2018” (Foto)

24 shtator 2018 | 16:08

Në Tiranë është mbajtur dita e vizitorëve, me rastin e përfundimit të operacionit të përbashkët të ushtrimit fushor “Albanian Lion 2018”, në të cilën kanë marrë pjesë edhe një delegacion i FSK-së, në krye me komandantin e saj, gjenerallejtënant Rrahman Rama, si dhe oficerë të lartë nga Kroacia, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuara.

Gjenerallejtënant Rama ka përgëzuar pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së, pjesëmarrës në ushtrimin ndërkombëtar “Albanian Lion 2018”, për disiplinën, përkushtimin dhe profesionalizmin që ata kanë treguar gjatë operacioneve në këtë ushtrim fushor.

Republikën e Kosovës, përkatësisht Forcën e saj të Sigurisë, në këtë ushtrim e ka përfaqësuar një kontingjent i përbërë nga 35 pjesëtarë të Brigadës për Reagim të Shpejtë.

Ushtrimi ndërkombëtar “Albanian Lion 2018” kishte si qëllim demonstrimin dhe avancimin e shkathtësive luftarake në nivel togu dhe mbështetjen mjekësore fushore me qëllim të vendosjes së ndërveprueshmërisë taktike me partnerët strategjikë.

Objektiva të këtij ushtrimi ishin: integrimi i forcave dhe rritja e ndërveprueshmërisë taktike me partnerët, ngritja e shkathtësive manovruese individuale dhe në qifte, rritja e aftësive të mbijetesës në fushëbetejë, ngritja e njohurive për drillet e betejës në nivel skuadre dhe togu, ngritja e njohurive për operacionet e bazave patrulluese, etj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Besës nga Peja e ka gjetur pasardhësin e…